Heq pikat e zeza : BSA (Betain Salicilate) dhe  acidi hialuronik ,largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe pikat e zeza. Përbërësit e patentuar bllokojnë prodhimin e sekretimit të sebumit, si rezultat do të ndaloj prodhimin e pikave të zeza në të ardhmen.

Lëkurë e butë : Produkt i butë eksfolues për kujdesin e lëkurës. Qetëson zonat e irrituara të shkaktuara nga pikat e zeza dhe lëkura e vdekur.

PH i butë acidik : Lëngu me pH me aciditet të lehtë që përmban alantoinë dhe panthenol ofron kujdes të butë e hidratues për eksfolimin. PH i ulët që është i butë për kujdesin e poreve të lëkurës, i përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme.

Tekstura : Strukturë transparente jo ngjitëse. Teksturë me esencë ujore që jep një ndjesi freskie në lëkurën tuaj.

Për lëkurë të ndjeshme : Testuar klinikisht për të qenë i sigurt për lëkurën e ndjeshme, pa 12 përbërës të dëmshëm.

Sugjerohet të përdoret 1-2 herë në javë.

*Me kalimin e kohës toneri në temperaturë dhome mund të ndryshoj ngjyrë, por jini të qetë dhe të sigurt që funksionaliteti është i njejtë.

Përdorimi:

• Tundeni shishen dhe aplikojeni në fytyrë, në zonat problematike. Prisni sa ta përthith lëkura dhe fshijeni me pecete pambuku.

ose ….

• Merrni nje pecete pambuku dhe hidhni locionin në pecetë. Mbajeni në zonat problematike për 5-10 min.