Gjithçka që duhet të dini për Acidin Hialuronik?

?Nëse doni rezultate të shpejta, ekziston një përbërës që funksionon me shpejtësinë e dritës për të forcuar dhe hidratuar lëkurën e thatë.

Ju ndoshta keni dëgjuar termin “acid hialuronik” që qarkullon rreth kujdesit të lëkurës këto ditë.

Ju mund të mendoni nëse është i sigurt apo jo për lëkurën tuaj ose nëse ka ndonjë efekt anësor të acidit hialuronik për të cilin duhet të keni parasysh.

? Pra, çfarë është acidi hialuronik dhe si i sjell dobi lëkurës suaj?

Acidi hialuronik është një molekulë karbohidrate që është e pranishme natyrshëm në trupin e njeriut. Është një hidratant, që do të thotë se tërheq lagështinë në lëkurë dhe ndihmon për ta mbajtur atë të hidratuar dhe të gjallë.

?Mos lejoni që emri t’ju mashtrojë. Edhe pse quhet ‘acid’, i cili mund të tingëllojë i frikshëm në lidhje me diçka që vendosni në fytyrë, mos u shqetësoni, ai nuk të djeg. Krejt e kundërta, në fakt, acidi hialuronik (HA) për lëkurën përmban një ton përfitimesh në forcimin e lëkurës, duke përfshirë dhe super hidratimin. HA është krejtësisht e kundërta e acideve glikolike, laktike dhe salicilike, dhe nuk do të eksfolojë qelizat e vdekura të lëkurës. Emri thjesht rrjedh nga enzima që sintetizon HA, e quajtur ‘sintaza e acidit hialuronik’ (hyaluronic acid synthase). Pra, është i sigurt dhe mund të përdoret çdo ditë, për sa kohë që fytyra juaj është e pastër.

?Ndërsa plakemi ne humbim kolagjenin dhe acidin hialuronik në mënyrë natyrale, kështu që lëkura dehidratohet më lehtë. Gjithashtu moti i keq gjatë dimrit, ngrohja, rutina e dobët e kujdesit të lëkurës…mund të lejojnë që lagështia e lëkurës të humbasë.

?Kur aplikoni një acid hialuronik në lëkurën tuaj, ai vepron si një sfungjer duke tërhequr lagështinë për të rritur hidratimin në sipërfaqen e lëkurës. Imagjinoni acidin hialuronik si një pije e madhe uji për lëkurën tuaj, ai mban ujë deri në 1000 herë të peshës së tij, depërton në lëkurë dhe mbush të gjitha shtresat me lagështi.

?Mos harroni që acidi hialuronik aplikohet gjithnjë në lëkurë të njomë. Pasi keni larë fytyrën lëreni pak të lagësht dhe vendosni acidin hialuronik.

?Acidi hialuronik është padyshim një shtesë e rëndësishme në regjimin tuaj të kujdesit të lëkurës!

Shpresoj se kjo temë do t’ju ndihmojë!
Qëndroni me ne për më shumë!
Xoxo